Uncategorized

POLICIA ZVICERANE PARALAJMËRON GJOBA PËR NJË ARSYE TË PAZAKONTË

Policët në kantonin zviceran Zug, kanë paralajmëruar vozitësit që nuk pastrojnë akullin nga veturat, se mund të marrin dënime të rrepta apo edhe ta humbasin patentë shoferin.

Për shkak të temperaturave të ulëta, së fundit Policia në Zug ka lëshuar një kumtesë përmes së cilës njofton se kanë qenë të detyruar që të ndalin shumë vozitës që nuk kanë pastruar akullin nga veturat në mënyrën e duhur, raportojnë mediat zvicerane, përcjell KP.

Këta vozitës po shihen si rrezik për pjesëtarët e tjerë të komunikacionit, sidomos për këmbësorët dhe biçiklistët, kryesisht për shkak se dukshmëria e tyre është e kufizuar.