Vjosa Osmani ia dërgon edhe një porosi PDK’së
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një tubim që ka mbajtur me qytetarët e Suharekës ka folur edhe për vijat e kuqe, duke thënë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.
Në fjalimin e mbajtur në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike në Suharekë ajo tha se mundi dhe sakrifica për shtetin nuk vlerësohet duke e vjedhur shtetin.
Osmani këtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës.
Ajo përmendi se PDK e ka vijë të kuqe, LDK kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
” LDK nuk do të gjejë kurrë një partnerë që i amniston krimet. LDK nuk bën koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës. Ju e dini se kush nuk e do Kosovën. LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. Partneritet ka vetëm me ata që e duan Republikën e Kosovës”, ka thënë Osmani