FutbollSporti

Befasia e javës: Manchester City mposhtet nga Norwich City

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, është befasuar nga skuadra që këtë vit u rikthye në Premier Ligë, Norwich City.


Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Carrow Road’, Norwich City shënoi fitore 3-2 ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar kështu edhe humbjen e parë ‘Qytetarëve’.

Kenny McLean, Todd Cantwel dhe Teemu Pukki shënuan në fitoren e vendasve, teksa golat për mysafirët u shënuan nga Sergio Aguero dhe Rodri.

Pas kësaj humbje, Manchester City mbetet në pozitën e dytë me 10 pikë, me 5 pikë më pak se Liverpooli. Ndërsa, Norwich City tani ka 6 pikë dhe renditet në pozitën e 12’të.