Lajme

Lutfi Haziri e thumbon Albin Kurtin: Kurrë s’do bëhet Kryeministër, ka ambicie të mëdha

I beson Vjosa Osmanit, por thumbon Albin Kurtin. Lutfi Haziri thotë se Kurti ka shumë ambicie dhe pak aftësi për të arritur ndonjëherë të bëhet Kryeministër.


Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ndërsa ka folur për kandidaturat për Kryeministër ka shprehur besimin e thellë se kandidatja e partisë së tij, Vjosa Osmani do të fitojë besimin më të madh tek qytetarët.

Ndërsa i pyetur për kandidaturën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, i dyti i LDK-së, ka deklaruar se ky i fundit nuk do ta fitojë besueshmërinë qytetare për kryeministër.

“Albin Kurti me çdo kusht synon postin e kryeministrit. Nuk ka arritur me menaxhuar suksesin tre mujor të 2017 dhe për ambicien e tij ka përjashtuar 12 deputetë të partisë së vet”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.

Kurse Haziri ka thënë se as tre kandidatët e tjerë, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nuk kanë gjasa të bën kryeministër.