Lajme

Dalin pamjet e takimit LDK dhe Vetëvendosje: Matje pulsi për koalicione parazgjedhore

Rreth orës 19:00 ka përfunduar takimi i mbyllur në hotel Sirius i LDK’së dhe Vetëvendosjes. Nuk ka asgjë për tu deklaruar. Partitë masin disponimin e njëra tjetrës për koalicione.


Takimi ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, e cila nominoi për kryeministre Vjosa Osmani për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në takim po marrin pjesë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, anëtarët e kryesisë Vjosa Osmani e Lutfi Haziri ndërsa nga VV-ja, kryetari Albin Kurti dhe dy anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi

“Takimi ka qenë konsultativ dhe lidhet me njoftimin e këtyre partive në mes veti se a do të krijojnë koalicione tjera apo do të shkohet veç e veç në zgjedhjte”, konfirmon një burim i Metros, i afërt me pjesëmarrësit në takim.

LDK është takuar javën e kaluar edhe me Nismën për të njejat tema. Zyrtarisht nuk është deklaruar asgjë për publikun.