Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Rama: Policia bëri punën! U arrestuan 4 kafshët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër, në “Myslym Shyri”, ku dy vëllezërit pronarë vranë punëtorin, Indrit Çelaj, vetëm se pikonte kondicioneri.
Në një replikë më një komentues, i cili e pyeti “nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit”, Rama tha se Policia e bëri punën e saj duke zbuluar ngjarjen dhe arrestuar autorët, të cilët i cilësoi si “kafshë”.
Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.
Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke”.