LajmeSporti

UEFA dënon Partizanin e Serbisë

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka ndëshkuar ekipin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të lidhura me racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës që janë zhvilluar javën e kaluar.


Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në garën e UEFA-s me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultat 3:1

Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do të ketë stadium gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

Trupi udhëheqës i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten.