LajmeTë fundit

Mësoni kohën kur falet Kurban Bajrami në komunën e Preshevës

Kryesia Bashkësisë Islame e komunës së Preshevës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e diell më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e komunës së Preshevës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë Ebu beker-es Sidik Preshevë, i organizuar nga Këshilli i Bashkësise Islame, në këtë manifestim do të këndohet Kuran si dhe ilahi të ndryshme

Namazi i sabahut falet në ora 05:00. Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:15.