Reagon Kurti: Moti është dashur të japë dorëheqje Haradinaj, ishte biçikletë e huazuar nga PDK
Dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes po e quan të vonuar me arsye të gabuar. Në statusin e tij në Facebook, Kurti tha se Haradinaj e pa se Qeveria po bie dhe mocioni i mosbesimit po votohet nga deputët, andaj e kuptoi atë që ia kishim thënë dikur: “kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro…”
Kurti përmendi edhe disa raste të tjera kur Haradinaj duhet të jepte dorëheqje. Ai përmendi rastin e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë kur Haradinaj i rriti pagën vetës etj.
Edhe njëherë Kurti e potencoi se Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale.
“Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare.
Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën”, ka shkruar Kurti në fund.