Shpallet emergjencë ndërkombëtare, Ebola tek qyteti me 2 milion banorë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo pasi ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë.
Këtë javë u raportua për një rast në Goma, qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën. Një prift që kthehej nga predikimet e tij në një nga zonat më të thella të Republikës Demokratike të Kongos, rezultoi pozitiv ndaj virusit. Raportohet se ai ka ndërruar jetë në një autobus që udhëtonte nga Butembo në qytet.
Pikërisht arritja e personit të infektuar në një metropol të mbipopulluar dhe të varfër mund të rezultojë fatale pasi Ebola shpërndahet me ritme të frikshme nga njeriu në njeri, dhe prania e saj në një qytet që ndër të tjera është një kryqëzim i rëndësishëm i tregtisë në vendet e Afrikës Qendrore ka alarmuar OBSH-në.
Virusi, që është shfaqur për herë të parë në 1976 në Kongo pranë lumit Ebola, mendohet se është transmetuar tek njeriu nga disa specie lakuriqësh nate. Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve, ndërsa shpërthimi më i madh i epidemisë ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, dhe ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone./Opinion.al