LajmeTë fundit

KKSH sot mbajti seancën e ll-të

Me një minutë heshtje, në nderë të humbjes tragjike të sportistes Florijana Ismaili, “Ambasadore e Luginës” së Preshevës. Sot u konvokua seanca e II-të e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Gjatë së cilës u aprovua edhe Skema Programore për vitin 2019-2023, skemë mbi të cilën do të kompletohet Plani i Veprimit të KKSH për katër vitet e ardhshme, si dhe Plani Financiar për vitin 2019.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj mbledhje u vlerësua lartë qasja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë si proaktive dhe konkrete duke përfill kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjithashtu u mirëprit seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe dikastereve përkatëse të Qeverisë në diskutim për Luginën e Preshevës. Gjatë së cilës u parashtruan kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.