FutbollSporti

Xherdan Shaqiri shprehet i tronditur me vdekjen e Florijana Ismailit

Futbollistja shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili, të shtunën ishte zhdukur në liqenin e Comos në Itali.

Pas gjetjes së saj, ka reaguar edhe Xherdan Shaqiri. Futbollisti i Liverpoolit është shprehur i tronditur dhe ka shprehur ngushëllimet e tij

“Unë jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Forijana Ismailit. Familja ime dhe unë shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe më të afërmit” – ka shkruar Shaqiri në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.