Ish komandanti i Koshares, Hisen Berisha, flet për përshëndetjen ushtarake me Bill Clintonin
Gjatë vizitës së ish presidentit amerikan në Kosovë, Bill Clinton, ish komandanti i Koshares, Hisen Berisha, është përshëndetur me Clintonin në mënyrë ushtarake.
“Bota sot” ka kontaktuar me komandant Berishën, ku ai ka thënë se bujaria e trashëguar familjare dhe edukimi i gjatë profesional e ushtarak, me shfaqën në këtë fotografi përballë Presidentit të SHBA, Bill Clinton për t’i uruar mirëseardhjen.
Ai thotë se do të kishte dëshirë që t’i raportonte presidentit amerikan se Ushtria e Republikës së Kosovës, është e gatshme për detyra ushtarake dhe të bashkëpunojë me forcat amerikane.
“Bujaria e trashëguar familjare dhe edukimi i gjatë profesional e ushtarak, me shfaqën në këtë fotografi përballë Presidentit të SHBA, Bill Clinton për t’i uruar mirëseardhjen. Do të dëshiroja shumë se si ushtarak i FAK, t’i raportoja Presidentit se Ushtria e Republikës së Kosovës, është e gatshme për detyra ushtarake në rrugën e mëtejshme të partneritetit të përhershëm me US Army”, ka thënë Berisha.