LajmeTë fundit

​Zjarr i madh në Miratoc, në munges të ndihmës institucionale fshatarët vetëorganizohen (Foto)

Siç kuptojm nga kontaktet e shumta me fshatarë të Miratocës, dje që nga ora 16:00 malin rreth fshatit e ka kapluar një zjarr i madh. Zjarri ka marrë përmasa alarmante pasi që erërat që po fryejn janë duke i ndihmuar përhapjes së zjarrit. Më tragjike është fakti që po digjen pishat shumëvjeçare të këti fshati si dhe zjarri ka kapluar edhe rezervoaret e ujit të pishëm të fshatit Miratoc ku ende nuk dihet se sa është dëmtuar ujësjellsi. Sipas bashkëbiseduesve tanë deri në ora 21:oo as zjarrfikësit e as shtabi për situata emergjente pranë Komunës së Preshevës fare nuk janë parë në vendëngjarje, andaj qytetarët e shumtë të Bashkësisë lokale të Miratocës kanë dalë vet të tentojnë ta mbajn në kontrollë zjarrin.