Vuçiq: Askujt nuk i pengon Shqipëria e Madhe, ndërsa i pengon shpërbërja paqësore e BeH
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “nuk e kuptojnë pse askush në “çarshinë e Beogradit” nuk bënë zhurmë për atë që disa çdo ditë ofrojnë një Shqipëri të Madhe, por janë të shqetësuar për ndarjen paqësore e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe shtoi se disa sulmojnë diçka pa pasur lidhje se për çfarë bëhet fjalë”, raporton Tanjug.
Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me propozimin e pretenduar të kryeministrit Slloven Janez Jansha mbi ndarjen paqësore të BeH, Vuçiq deklaroi se “meqenëse ai nuk di për ndonjë dokument, nuk është i gatshëm të dënojë ose lavdëroj diçka që nuk ka pa”.
Ai iu drejtua, siç ka pretenduar, “çarshisë së Beogradit” e cila e sulmoi propozimin e pretenduar, se nuk është e qartë për të se si ata mund të dinin se për çfarë bëhej fjalë”.
“Ju nuk keni lidhje për çfarë bëhet fjalë, nuk keni ide nëse është e vërtetë apo jo, nëse ka diçka apo jo. Unë nuk e di, por a besoni vërtet se ju e dini, nëse unë nuk e di”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Vuçiç pretendon se “e thotë këtë jo për të dënuar dikë, por për të treguar se sa i theksuar është autoshovinizmi te serbët dhe te një pjesë e elitës serbe”, siç thotë ai, “kuazi-intelektuale”, e cili mendon se çdo herë kur dikush mendon se serbët duhet të fitojnë diçka, edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, që atij duhet t’i “hiqet koka”.
Ka thënë se askush prej tyre nuk tha asnjë fjalë të vetme për faktin se “kufijtë e Serbisë po ndryshojnë”.
“Çdo ditë po e coptojnë Serbinë, dhe çdo ditë mburren me këtë dhe thonë se është normale. Për ju është normale që Parlamenti Evropian dërgoi kërkesë zyrtare në Serbi, por edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, që doemos duhet ta njohin atë. Dhe pastaj ju vini të na shpjegoni se si duhet ta pranojmë copëtimin e territorit tonë”, ka thënë Vuçiq.
Qëndrimi i Serbisë ndaj BeH, siç pretendon ai, “është respektimi i integritetit të BeH, por edhe sovraniteti aty ku ekziston sovraniteti institucional dhe sovraniteti institucional i entiteteve”.
“Por nuk kuptoj pse lejohen disa tema, pse askush në “çarshinë e Beogradit” nuk bënë zhurmë për atë që ata çdo ditë ofrojnë një Shqipëri të Madhe”, ka thënë ai.