Si do bëhet plazh në Shqipëri pas pandemisë, 4 persona në 10 metra katrorë, çadra me 4m distancë
Nëse qeveria shqiptare vendos të lehtësojë edhemë tej masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, atëhere pushimi në plazhet shqiptare do të duhet t’I nënshtrohet disa rregullave të reja.
Në një prej drafteve të hartuar nga ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, përcaktohet se deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.
Gjatë larjes në det, duhet respektuar distanca 3 metra larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.
Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur. Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, duhet të respektohet gjithmonë distance 2 metra larg nga njëri tjetri.
Po ashtu, duhet ruajtur distance edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.
Shërbimet në stacionet e plazhit
Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.
Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të tjera duhet të sinjalizojë menjëherë personat që shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese dhe të shërbejë me maska dhe doreza.
Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit. Po ashtu, është detyrim që të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.
Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me distancat e nevojshme midis personave, gjithashtu të vendosen panele pleksiglasi në vendet ku kryhen pagesat (si kasat fiskale).
Po ashtu, parashikohet të kufizohet numri i personave në katër për ҫdo dhjetë metra katrorë dhe të ruhet një distancë prej tre metrash midis personave gjatë notimit
Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar
Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës dhe në to mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë, vetëm kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4 (katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:
a) çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen pranë bregut të detit, duke lënë një hapësirë minimumi 3 (tre) metra për lëvizjen e lirë të pushuesve;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 (tre pike pesë) m;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Nëse miratohet udhëzimi përkatës, atëhere Agjencia Kombëtare e Bregdetit, duhet të marrë masat që ky udhëzim të shpërndahet në të gjitha njësitë vendore bregdetare dhe me përmbajtjen e tij të njihen të gjitha subjektet që do të ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit.
Kontrolli i zbatimit të masava të përcaktuara nga ky udhëzim do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.
Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim përbën shkak për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit për ushtrim të veprimtarisë ekonomike./Marrë nga scan