Kryesore

Shfaqja “Vdekja e hijshme” nga Teatri i Preshevës do të shfaqet edhe në Zvicër

Pas suksesit që pati si premierë shfaqja “Vdekja e hijshme” në mars te këtij viti do të jepet në Zvicër. Shfaqja e Teatrit të Preshevës do të jepet për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër.

Tematika e shfaqjes ishte dashuria dhe vdekja, gjegjësisht vdekja për dashuri, një Romeo dhe Zhuliet në versionin shqiptar, një dashuri e mohuar nga fanatizmi dhe primitivizmi social që ka dominuar atëbotë.

Qasja postmoderniste që pati shfaqja në fjalë zgjoi edhe më shumë kurreshtjen e publikut se çka do të ngjan më pas, duke pasur befasira dhe të papritura të ndryshme, brenda tragjedisë gëlonte edhe komedia, kishte skena që të bënin të qaje, por edhe pas një minuti të bënte të vdisje së qeshuri, pikërisht kjo gjë e mbante publikun të zgjuar se çka do të pason më pas edhe pse e dinin fundin tragjik të Hasan Agës, të njohur nga historia popullore.