Petroviq në pjesën serbe të Merdarit: Nuk punojmë kundër Serbisë, të reagojë bashkësia ndërkombëtare
Funksionarë të Partisë Liberale Serbe, pas kalimit nëpër pjesën kufitare të Kosovës, ka shkuar në pjesën serbe të kufirit.
Aty, siç përcjell radiokimi, ata nuk janë ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Serbisë, transmeton Koha.net.
“Ne sot kemi dashur t’i pyesim këta njerëz që e kryejnë punën në këtë vendkalim a jemi ne kriminelë, persona ndaj të cilëve zhvillohet ndonjë procedurë e ne të mos kemi njohuri për këtë”, ka thënë kryetari i kësaj partie Slobodan Petroviq duke shtuar se nëse ka nevojë për biseda me zyrtarë të kësaj partie, biseda të zhvillohet në mënyrë tjetër.
Petroviq ka thënë se nga Zyra për Kosovën po zhvillohet fushatë kundër tyre dhe se në kohët të fundit janë dëgjuar gënjeshtra për SLS-në. Ka thënë se është poshtëruese që institucionet e Serbisë, presidenti Vuçiq, MPB dhe BIA “ta nënçmojnë popullin serb”.
“I them presidentit të Serbisë Vuçiq se ne nuk punojmë kundër Serbisë. Unë jam shumë më i vogël nga ju, unë nuk bëj garë me ju, as që punoj kundër jush, as që kam dëshirë për këtë. Apeloj te ju dhe te bashkëbiseduesit tuaj, të na lini të jetojmë si njerëz, nëse nuk keni mundësi të na e ofroni ndonjë ndihmë”, ka thënë Petroviq.
Presidenti i SLS-së ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagojë rreth këtyre ndalimeve.
Deri më tash nëpër pikat kufitare Kosovë – Serbi janë ndaluar 7 zyrtarë të kësaj partie.