Mustafi: Alarmet për bomba janë akte të tmerrshme
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj alarmeve për bomba në shkollat shqipe të Luginës.
Mustafi ka mbetur me shpresë se hetuesia do t’i zbardh këto kërcënime.
Reagimi i Mustafit:
Lajmi për kërcënimin e shkollave në Luginën e Preshevës për vendosjen e bombave është sa i shëmtuar po aq tmerrshëm.
I habitur kam komunikuar me shkollat në gjuhën shqipe dhe kam mësuar se përmes postës elektronike janë paralajmëruar se në hapsirat shkollor janë vendosur mjete eksplozivi.
Shkollat i janë nënshtruar protokollit të evakuimit të mësimnxënësve dhe personelit shkollor dhe janë njoftuar organet e rendit që po kryejnë verifikimin.
Aktet e tilla janë qyqare e të papranueshme jo vetëm që shkaktojnë pasiguri kolektive por pasojat janë të shumta ndaj nxënësve, shkollave dhe shoqërisë në përgjithësi.
Shpresoj se hetuesia të zbardh rastin sa më shpejtë që është e mundur për të mos pezulluar në plotni mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor!
Këshilli Kombëtar Shqiptar është me shkollat dhe mbetet në dispozicion të të gjitha shkollave pa dallim për ndihm!