Ministrit serb Sinisha Malli, i merret titulli i “doktor shkence”, për shkak të plagjiaturës
Ministrit të Vuçiqit i merret titulli “doktor shkence” për arsye të plagjiaturës
Senati i Universitetit në Beograd njëzëri ka votuar pro marrjes së titullit, për shkak të plagjiaturës së doktoratës së ministrit të Financave.
Këshilli për etikë profesionale e Universitetit të Beogradit, më herët pretendonte se bëhet fjalë për plagjiat, ku bazuar në këtë Senati mori vendimin përfundimtar – pra marrjen e titullit doktor shkence.
“Senati dhe Universiteti nuk kanë për qëllim që të merren me doktoratën e Sinisha Mallit, dhe do të merret me atë vetëm nëse na obligon ndonjë vendim i gjykatës”, tha pas mbledhjes së mbajtur rektori Vlladan Gjokiq.