Kryetari i ri i BIP m. Ibrahim ef. Ahmedi priti një delegacion nga universiteti Sakaryas të Turqisë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Preshevës m. Ibrahim ef. Ahmedi i shoqëruar nga sekretari i medresesë së Luginës së Preshevës prof. Bejtulla ef. Veseli pritën një delegacion nga universiteti Sakaryas të Turqisë i përbërë nga zvendës rektori i universitetit Prof. Dr. Baris Tonguç, drejtori i nxënësve ndërkombëtar Prof. Dr. Hakan Aslan dhe ndimës drejtori Mucahit Ozdemir.

Delegacioni nga Turqia u informua rreth organizimit të jetës fetare në përgjithësi dhe plan-programit mësimorë të medresesë së Luginës së Preshevës në veçanti.

Në këtë takim u bisedua për një bashkëpunim në të ardhmen dhe nxënësit të cilët mbarojnë medresenë tonë t’i vazhdojnë studmet në këtë universitet.

Njofton sektori për informim pran medresesë së Luginës së Preshevës

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *