Komuna e Preshevën do të nënshkruaj kontratat me bujqit me datë 18.11.2019
Të hënën me datë 18.11.2019 Komuna e Preshevës bën nënshkrimin e kontratave me bujqit që kanë përfituar subvencione.
Njoftohen të gjithë përfituesit e Subvencioneve të Bujqësisë se më datë 18 Nëntor 2019 (Ditë e Hënë) në ora 10:00 do të bëhet nënshkrimi dhe shpërndarja e kontratave.
Të gjithë përfituesit e subvencioneve njoftohen se shpërndarja e kontratave do të bëhet në mënyrë solemne në Sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Preshevës.