Category: Shqipëri

  • Tragjedia në Velipojë, pas 2 motrave dhe nënës, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

    Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.

    Djali 12-vjeçar i familjes Gjoka nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve të djegies dhe ndërroi jetë pas 3 muajve.

    Daniela, vajza 19-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 14-vjeçare Klarisa, mamaja dhe në fund djali i vogël.

    Ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes në Velipojë.

    Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.

  • Kryeministri Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura

    Në mbledhjen e parë të qeverisë shqiptare, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura.

    “Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

  • Kuvendi i Shqipërisë miratoi qeverinë “Rama 3”

    Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

    Sipas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, Rama emërohet kryeministër dhe në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave emërohet Arben Ahmetaj.

    Olta Xhaçka emërohet në postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Niko Peleshi në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bledar Çuçi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

    Në postin e ministres së Financave dhe Ekonomisë është emëruar Delina Ibrahimaj, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ministër i Drejtësisë Ulsi Manja, ministre e Kulturës Elva Margariti, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe ministre e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi.

    Në përbërjen e qeverisë së re do të ketë edhe katër ministre shteti, ku Elisa Spiropali është emëruar ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali si ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

    Pas ceremonisë së betimit në Presidencën e Shqipërisë, kabineti i ri qeveritar do të fillojë zyrtarisht detyrën.

    Kujtojmë se legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, filloi punimet më 10 shtator me seancën e konstituimit dhe me zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolla.

    Fituese e zgjedhjeve të 25 prillit rezultoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Rama, e cila ka siguruar mandatin e tretë qeverisës, duke fituar 74 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

  • Dëbimi i Berishës, Forumi Rinor i PD kërkon thirrjen e një referendumi

    Dëbimi i Berishës, Forumi Rinor i PD kërkon thirrjen e një referendumi

    Forumi rinor i PD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

    Anëtarë të kryesisë së FRPD kanë nisur mbledhjen e firmave.

    Në kërkesën e FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

  • Edhe një tërmet godet Shqipërinë

    Edhe një tërmet godet Shqipërinë

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Shqipërinë.

    Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve,  shkalla e goditjes ka qenë 4.1 ballë të Rihterit, shkruan lajmi.net.

    Epiqendra ishte 12 kilometra larg Koplikut.

    Thellësia sipas informacioneve të dhëna ishte 10 km teksa lëkundjet janë ndjerë me të madhe në Mal të Zi.

  • Kancelarja Merkel arrinë në Tiranë

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Në mbyllje të vizitës disaorëshe në Tiranë kancelarja gjermane Merkel do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama.

  • Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

    Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka marrë 79 vota pro, ndërsa 4 vota kanë shkuar kundër saj.

    Kujtojmë që shumica e demokratëve në Shqipëri zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua pa votuar.

    Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.

  • Edi Rama mbledh fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për zgjedhjen e Lindita Nikollës, si kryetare të këtij institucione, iu ka përgjigjur protestës së deputetëve të Partisë Demokrate, të cilët po grisin fletat e votimit.

    Rama në momentin që i erdhi radha për të votuar, fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në një qese, duke i marrë me vente tek ulësja e tij në sallë.

    Aty reaguan deputetët e PD-së, ndërsa, Rama u detyrua që qesen me fletat e grisura t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

  • Qeveria “Rama 3” dominohet nga gratë, drejtojnë 12 nga 16 prej ministrive

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot qeverinë e re. Janë plot 16 ministri në qeverinë “Rama 3”, me dy të reja të formuara. Ky mandat do të ketë katër ministri shteti.

    Ajo që bie në sy në kabinetin e ri është se nga 16 dikastere, 12 prej tyre drejtohen nga gratë.

    Ministritë e drejtuara nga gratë: 

    Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

    Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

    Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

    Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

    Evis Kushi- Ministre e Arsimit

    Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

    Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

    Elva Margariti- Ministre Kulture

    Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

    Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

    Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

    Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

    Ministritë e drejtuara nga burrat:

    Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

    Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

    Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

    Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

  • Kosovari shkon për pushime në Durrës, i zoti i banesës e nxjerr jashtë natën: Unë këtu bëj çka të dua

    Kosovari shkon për pushime në Durrës, i zoti i banesës e nxjerr jashtë natën: Unë këtu bëj çka të dua

    Bregdeti shqiptar vazhdon të jetë zgjedhja e parë për shumë shqiptarë që vijnë nga trevat shqiptare të Kosovës apo Maqedonisë.

    Por kur vijnë në Shqipëri, shumë pushues zhgënjehen nga ajo që gjejnë këtu, kryesisht me shërbimin

    Ata shpeshherë bëjnë denoncime të ndryshme se si pronarët e restoranteve dhe hoteleve abuzojnë me pushuesit.

    Një qytetar për Joq ka treguar një ngjarje aspak normale që i ka ndodhur në Durrës, aty ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.

    Qytetari ka treguar e sapo ka mbërritur në Durrës, ashtu siç ndodh gjithmonë pronarët e banesave që jepen me qira i kanë dalë në rrugë për t’i ofruar një banesë pushimi. Më tej ai ka treguar se pasi ka rënë dakord për të marrë me qira për 5 ditë një banesë, një incident i papritur i ka ndodhur.

    Qytetari shprehet se në mes të natës dhe në natën e katërt të qëndrimit një person ka hyrë brenda dhomës së tyre dhe u ka kërkuar të dalin jashtë. Sipas tij ky person ishte pronari i banesës, ndërsa personi që u kishte dhënë me qira banesën ishte djali i burrit në fjalë dhe nuk ishin marrë vesh.