Author: admin

  • Rexhepi: Dëmtimi i pllakatës përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit në Bujanoc është një akt i turpshëm!

    Rexhepi: Dëmtimi i pllakatës përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit në Bujanoc është një akt i turpshëm!

    Reagim nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar

    Dëmtimi i pllakatës përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit në Bujanoc është një akt i turpshëm, frikacak dhe thellësisht provokues ndaj ndjenjave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Ky është jo vetëm një sulm mbi kujtesën e një figure emblematike të rezistencës shqiptare, por një përpjekje e hapur për të provokuar tensione dhe për të fyer identitetin dhe historinë tonë kolektive. Këto akte nuk janë të rastësishme, por ato janë të organizuara, të motivuara nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

    Kujtojmë të gjithëve se Komandant Lleshi është simbol i qëndresës dhe i sakrificës për liri. Askush nuk mund ta fshijë atë nga memorja e historisë sonë, sepse historia jonë ka ideal dhe qëndrueshmëri historike.

    Rrugaçët të dirigjuar e motivuar nga urrejtja nuk mund të cenojnë krenarinë, kujtesën dhe identitetin shqiptar në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

    Lavdi Komandant Lleshit dhe të gjithë atyre që ranë për liri!

  • “Zjerm” kënga më e mirë e Eurovision-it, sipas CNN

    “Zjerm” kënga më e mirë e Eurovision-it, sipas CNN

    Sipas multimedialit amerikan, ambivalenca e tyre është një aset

    Multimediali amerikan CNN ka publikuar të premten e 16 majit një artikull me këngët e Eurovision-it duke i renditur nga më e keqja deri te më e mira.

    Podiumin e kryeson pikërisht Shqipëria me përfaqësimin e mrekullueshëm të Shkodra Elektronike me këngën hit tanimë “Zjerm”.

    “Një zotëri i fortë tullac dhe një këngëtare që duket se është përfshirë në një ose dy kulte nga çifti më i papritur i Eurovision-it”, shkruhet fillimisht në përshkrimin e CNN-it.

    Ata këndojnë për një oaz – “Nuk ka ambulancë në rrugë, askush nuk të flet me arrogancë” – qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, vijon artikulli.

    Dhe ata supozohet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovision-it, apo jo?

    “Jo, aspak”, thotë Beatriçe Gjergji për CNN. “(Nuk) është lloji ynë i muzikës”.

    Sipas multimedialit amerikan, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë të ngjashme me këtë performancë dhe si rezultat ata po marrin vëmendje të merituar nga fansat.

    “Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë”, thotë Gjergji.

  • Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot bisedime, pa praninë e Putinit dhe Zelenskyt

    Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot bisedime, pa praninë e Putinit dhe Zelenskyt

    Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Megjithatë, përbërja e tyre do të jetë në nivel teknik, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.

    Bisedimet do të mbahen sot, në pallatin “Dolmabahçe”, në Stamboll, dhe do të zhvillohen në mënyrë private, pa praninë e mediave, kanë raportuar mediat ruse.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur drejt Turqisë, sipas agjendës së tij, edhe pse Putin ka refuzuar të udhëtojë për të marrë pjesë në bisedime. Zelensky do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll.

    Ai kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska.

  • Të dielën me 18 maj, komuna e Preshevës prej 07-15h pa energji elektrike

    Të dielën me 18 maj, komuna e Preshevës prej 07-15h pa energji elektrike

    Të dielën, më 18 maj 2025, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në zonën më të gjerë të komunës së Preshevës, për shkak të punimeve të planifikuara në objektet e energjisë elektrike, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

    Siç njoftuan shërbimet kompetente, përcjell preshevacom, përdoruesit në zonën e transformatorit TS 110/10 kV Preshevë do të mbeten pa energji elektrike në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 15:00, që përfshin vetëm vendbanimin e Preshevës, si dhe zonat përreth.

    Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike u bën apel qytetarëve që të planifikojnë detyrimet dhe aktivitetet e tyre në kohë në përputhje me ndërprerjen e paralajmëruar, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin e tyre.

    Në rast të rrethanave të paparashikuara, afati i përjashtimit mund të ndryshohet, për të cilat publiku do të informohet me kohë.

  • Sali Berisha ende mban shpresa në fitore, thotë se Edi Rama i ka orët e fundit në pushtet

    Sali Berisha ende mban shpresa në fitore, thotë se Edi Rama i ka orët e fundit në pushtet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencën e parë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë.

    Berisha akuzoi kryeministrin aktual, Edi Ramën, se ka cytur disa banda në Durrës që të ndikojnë në rezultat, dhe sipas tij, kjo nuk është vetëm në Durrës.

    “Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktiv, janë denoncuar, qoftë nga mediet, qoftë nga PD-ja, edhe në zonat tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”.

    “Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ është që të zbatohet ligji dhe vetëm ligji”, tha Berisha.

    Tutje, ai tha se asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion, teksa shtoi se garanton të gjitha bandat se qeveria, siç tha ai, e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëhskimet maksimale.

    “Unë kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare”, tha Berisha.

    Berisha nga konferenca për media i çoi porosi Ramës duke thënë se “janë realisht orët e fundit të tij në pushtet”.

    “Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të Aleancës sonë. Them edhe rritja e ndjeshme e për qindjes në votim në zonat tona, është një ogur i bardhë për rezultatin e Aleancës sonë. Unë nuk flas për për qindje dhe numra pa dalë ato”, tha ai.

  • Rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, Kurti: Nuk i ka fajet qeveria, problemi janë pronarët e mediave

    Rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, Kurti: Nuk i ka fajet qeveria, problemi janë pronarët e mediave

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për herë të parë e ka komentuar rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

    Ai ka vlerësuar se kjo rënia është për keqardhje, por, sipas tij, për këtë rënies nuk i ka fajet qeveria e tij.

    Në adresimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ai ka ardhur në një konstatim të çuditshëm.

    Sipas tij, përgjegjësi për këtë rënie është të mediave.

    “Është për keqardhje rënia e thellë në indeksin e medias. Në Kosovë ka liri të shprehjes dhe liri të mediave, jam dëshmitar i kësaj nga përvoja dhe jeta këtu. Rënia në indeks është një kontradiktë me realitetin që jetojmë – dhe këtë kontradiktë duhet ta përmirësojnë vetë mediat”, ka thënë Kurti

  • E rëndë: Burri i influenceres së njohur kosovare e therr me thikë gruan, pastaj vetëvritet

    E rëndë: Burri i influenceres së njohur kosovare e therr me thikë gruan, pastaj vetëvritet

    Një burrë në Prishtinë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka vrarë edhe veten.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se para se ta vriste veten aie kka plagosur me thikë gruan e tij, Tiktorkere, R.M.

  • Hapet bunar i ri ne Toplik, shtohen kapacitetet e ujit në Preshevë

    Hapet bunar i ri ne Toplik, shtohen kapacitetet e ujit në Preshevë

    Kryetarja e komunës Ardita Sinani me bashkëpunëtor sot vizitoi vendin ku komuna e Preshevës po financon hapjen e bunarëve të rinj për të shtuar kapacitetet e ujit të pijshëm në Preshevë

    “Sot isha në vendngjarje në Toplik, ku po hapim një bunar të ri, si pjesë e përkushtimit tonë për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët e Preshevës.

    Pas hapjes së dy bunarëve në vitin 2021, po vazhdojmë aty ku e lamë-me vizion të qartë dhe punë konkrete për të rritur kapacitetet ujore të komunës sonë.

    Ky investim është dëshmi se nuk ndalemi me fjalë, por veprojmë me hapa të matshëm, për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë” ka deklaruar kryetarja Sinani

  • Abdixhiku refuzon koalicionin me LV-në, propozon qeveri të tranzicionit

    Abdixhiku refuzon koalicionin me LV-në, propozon qeveri të tranzicionit

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se LDK ka garuar në zgjedhjet e 9 shkurtit me një program të qartë dhe se e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me VV-në, për shkak të një krize të thellë institucionale që sipas tij është shkaktuar pikërisht nga Vetëvendosje.

    Abdixhiku ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik me pjesëmarrjen e të gjitha partive, duke kërkuar unitet mbarëkombëtar dhe një qeveri që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. 

    Ai është shprehur i gatshëm të takohet me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Kurtin./IndeksOnline

  • SHBA u bën ofertë emigrantëve: 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

    SHBA u bën ofertë emigrantëve: 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha sot se do t’i paguante emigrantët pa dokumente që largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe kthehen në vendin e tyre.

    Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar të dëbojë miliona emigrantë pa dokumente nga SHBA-ja, dhe oferta e njoftuar nga DHS mund t’i nxisë njerëzit të largohen vullnetarisht nga vendi dhe të shtojë numrin e emigrantëve që largohen.

    Përveç ndihmës financiare dhe të udhëtimit për të lehtësuar, vetë-deportimin, për të cilin një zëdhënës i DHS tha se përfshinte një biletë nisjeje falas me një drejtim, agjencia tha se do t’u paguante edhe 1,000 dollarë shtesë njerëzve që verifikojnë se janë kthyer në vendin e tyre.

    Emigrantët mund të verifikojnë largimin e tyre nga SHBA-ja duke përdorur aplikacionin CBP Home, tha agjencia. DHS shtoi se ata që marrin pjesë në këtë proces nuk do të jenë nën shënjestër nga zyrtarët e imigracionit për ndalim dhe largim nga vendi, dhe se “mund” të ruajë mundësinë që të rihyjnë në SHBA ligjërisht në të ardhmen.

    Të paktën një emigrant e ka përdorur tashmë ofertën për t’u kthyer në Honduras, tha agjencia, duke shtuar se disa bileta të tjera avioni janë rezervuar për këtë javë dhe javën tjetër.