Shesheli e do ushtrinë serbe, ruse e kineze në Kosovë
Vojislav Shesheli, lider i Partisë Radikale Serbe, ka përsëritur fjalët e tij të ashpra kundër shqiptarëve në Kosovë. “Pretekst “ për këtë ka qenë aksioni i Policisë së Kosovë i zhvilluar në veri në fillim të javës së shkuar.
Duke folur për këtë aksion, ai, siç përcjellin medie serbe, ka thënës se shqiptarët do t’i përsërisin veprimet e tilla.
Kam thënë se Ushtria jonë duhet të hyjë në të gjitha vendet e Kosovës ku jetojnë serbët, jo vetëm në katër komunat veriore dhe t’i mbrojë të gjithë serbët që jetojnë atje. Atje duhet të mbeten serbët dhe ushtria e policia. Qeveria jonë duhet të kërkojë nga Qeveria ruse e kineze që forcat e tyre të përfshihen në forcat e KFOR-it dhe kështu të formohet njëfarë baraspeshe në Kosovë”, ka thënë lideri i radikalëve serbë, Shesheli.