Kryetari Arifi dhe KBI e Presheves shtruan iftar per qytetaret
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, sot shtruan iftar për qytetarët e komunës së Preshevës.“Sofra” e madhe e këtij iftari u mbajt në qendër të qytetit pranë komunës së Preshevës.Iftari u organizua nga kryetari Arifi në bashkpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.Prania e qyetarëve ishte e madhe në këtë organizim, ndërsa kryetari Arifi kërkoi unitet, barazi dhe dashuri mes vete. Ky ishte mesazhi që iu drejtua të gjithë të pranishmëve në iftarin e sotëm.