Opinione

Surroi: Iniciativa për Tribunalin është tallje dhe mashtrim, e dëshmoi Brovina

Iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli, për krijimin e Tribunalit për krimet serbe, sipas shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi, përveç mosnjohje, është tallje dhe mashtrim për çështjen e krimeve.

Surroi në Rubikon të KTV-së, tha se qasjen joserioze ndaj kësaj teme e tregon edhe fotografia e prezantuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.