“Bomba” në Tetovë:Reprezentuesi i Shqipërisë, Andi Lila përforcon Shkëndijën në Champions?!
Shkëndija e Tetovës mësohet se ka arritur marrëveshje me Andi Lilën, reprezentuesin e Shqipërisë. Mbrojtësi i kombëtarës ka zhvilluar 68 ndeshje për kuqezinjtë.
33 vjecari mund të luaj si mbrojtës i djathtë por edhe në mesfushë, si mesfushor i fundit.
Lila ka luajtur për Janinën, Parmën, Kavajën, Iraklis dhe klube të tjera. Prezantimi do të bëhet së shpejti. /Gazeta Lajm/