I dha informacione inteligjencës kineze, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 20 vjet burg
Një ish-agjent i CIA-s u dënua me 20 vjet burg, pas akuzave për spiunazh.
Njoftimi për lehtësimin e dënimit të tij erdhi pas dënimit që iu bë nga Gjyqtari i Lartë i Shtetit të SHBA T.S. Ellis III.
Vendimi për Mallory u dha të premten, ndërkohë që ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers u shpreh se: “ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhtojë vendin dhe kolegët e tij”, siç tha ai.
Për të vërtetuar akuzat ndaj ish-agjentit të CIA-s , në gjyq u paraqitën dëshmitarë si dhe pamje filmike të kamerave mbikëqyrëse, nga një dyqan i kompanisë postare FedEx në Leesburg të Virxhinias. Ai shihej duke skanuar dokumente sekrete.
Mallory duke përfituar se ishte një ish-agjent, ishte i pajisur me një certifikatë e cila i lejonte atij që të kishte akses në dokumente sekrete si dhe kishte punuar me disa agjenci qeveritare e kompani të ndryshme.