Sinani nga Washingtoni: Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është temë e diskutimeve në çdo takim!
Siç ju kemi informuar, para disa ditësh që udheqësit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, ishin ftuar nga kongresmenët dhe ish-kongresmenë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi nga subjekti i PVD-së, si dhe Ragmi Musatafa nga subjekti i PDSH-së, tashmë janë duke zhvilluar takime të një pas njëshme në Washington.
Zonja Sinani në profilin e saj në Facebook publikoi disa fotografi të këtyre takimeve së bashku me Kamberin dhe Musatafën.
Më poshtë e keni shkrimin dhe disa prej fotografive që u publikuan nga Ardita Sinani :
Gjatë takimeve të mbrëmshme dhe të sotme në Washington, në Kongres me figura të shumta si ishkongresmen dhe kongresmen si psh. Kevin McCarthy, me Ambasadoren shtetërore dhe ishkongeristen me prejardhje arbëreshe Connie Morella( Constance Albanese) si dhe me anëtarët e Ligës Qytetare Shiptaro-Amerikane!
Gjatë tërë kohës ishim të shoqëruar nga Joe Diogardi.
Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është temë e diskutimeve në çdo takim!