LajmeTë fundit

Kryetari Arifi: Sot përkujtojmë dëshmorët e rënë për liri

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ishte i pranishëm në manifestimin që u mbajt për nder të dëshmorëve për liri.

Si çdo vitë, ky manifestim organizohet nga Këshilli, në mënyre festive për të rënët e UÇPMB-së, në “Gurishte” të fshtatit Rahovicë.Mirëpo, për shkaqe të kushteve amosferike kësa radhe është mbajtur në restorantin “Dy Fazanat”.

Ky është fjalimi i kryetarit Arifi që mbajti sot në këtë manifestim:

14 maji Dita e Dëshmorëve

Në fshatin Rahovicë sot po përkujtojmë dëshmorët e rënë për liri. Ata të cilët rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë!

Takim i sotëm duhet të jetë kulminacioni i nderit dhe respektit për ata të cilët trasuan këtë rrugë të lirisë me gjakun e tyre ndërkaq ne nëpërmjet punës dhe veprës të angazhohemi ashtu që dëshmorët të ndiheshin krenar me ne, deri në realizimin e aspiratave kombëtare.

Jo vetëm kjo ditë por i tërë viti është i deshmorëve që ne mund ti nderojmë dhe në këtë kontekst si i pari i komunës, dua të apeloj së pari tek të rinjët tanë, së dyti tek të gjithë moshat, të mbjellim më shumë pozitivitet në shoqërinë tonë, më shumë mirëkuptim në shoqërinë tonë, që të mbjellim më shumë atdhedashuri , mos ta përqeshim vendin tonë, mos ta nënçmojmë vendin tonë, kombin tonë, popullin tonë, por të jemi ata që kontribojnë më shumë në vendin tonë dhe kjo qaske i bënë të ndihen krenar dëshmorët tanë.

LAVDI DËSHMORËVE!