Mustafa uron Ali Ahmetin për rizgjedhjen Kryetar të BDI-së
Zv.kryetari i komunës Preshevës, njëherit keyetari i PDSh-së Ragmi Mustafa, ka uruar Ali Ahmetin me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në urimin e tij, Mustafa ka theksuar se rizgjedhja e Ahmetit është dëshmi e besimit dhe vlerësimit për përkushtimin, vizionin dhe kontributin e tij në avancimin e proceseve demokratike, integruese dhe të barazisë shoqërore.
Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e vazhdueshëm të Ali Ahmetit për avancimin e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si figurë unifikuese dhe faktor të rëndësishëm për stabilitetin politik.
Në fund, Mustafa i ka uruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në vazhdimin e mandatit, në shërbim të qytetarëve dhe interesit të përgjithshëm.
