Të fundit

Sinani mysafire në ceremoninë qendrore të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, ishte mysafire në ceremoninë qendrore të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Në këtë aktivitet solemn, Kryetarja Sinani u prit nga Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, dhe Gjenerali i Përgjithshëm i FSK-së, z. Bashkim Jashari, duke shënuar një moment të rëndësishëm simbolik për lidhjet institucionale dhe shpirtërore ndërmjet Preshevës dhe Kosovës.

Kjo ditë përkujton sakrificën, qëndresën dhe rrugën drejt lirisë, ndërsa Ushtria e Kosovës sot përfaqëson profesionalizëm, dinjitet dhe angazhim për paqe e siguri.

Kryetarja Sinani shprehu krenarinë për ftesën dhe nderin për të qenë pjesë e këtij ceremoniali shtetëror, si dhe për lidhjen e pandashme që bashkon shqiptarët.