Ndërron jetë këngëtari i njohur tetovar Shpat Kasapi
Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali, sipas informacioneve të siguruara nga “Pa Censurë”.
Lajmi i hidhur ka tronditur publikun shqiptar dhe komunitetin artistik, të cilët e kujtojnë Kasapin si një prej artistëve më të dashur dhe më jetëgjatë të skenës. Me një karrierë të pasur dhe dhjetëra hite, ai mbetet një figurë që ka lënë gjurmë të forta në muzikën shqiptare.
Familjarë, miq, kolegë artistë dhe admirues të këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet dhe trishtimin e tyre për humbjen e parakohshme.
