Të fundit

Teatrit i Preshevës pjesëmarrës në Festivalin Kombëtar të Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Prishtinë

Komedia “Një dorëzim…”, prodhim i Teatrit të Qytetit të Preshevës, do të përfaqësojë Luginën në edicionin e tretë të Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”, i cili këtë vit zhvillohet në Prishtinë.


Festivali “Moisiu”, që bashkon teatrot kryesore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, rikthehet këtë vit me një program të pasur artistik, ndërsa Prishtina për gjashtë ditë shndërrohet në qendër të teatrit shqip.

Programi i festivalit, 22-27 Nëntor 2025

22 Nëntor: 

  • “Si ta doni” – Teatri Kombëtar, Tiranë
  • “Një dorëzim…” – Teatri i Qytetit, Preshevë

23 Nëntor:

  • “Vojcek” – Teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë
  • “Na ishte njëherë” – Teatri “A.Z. Çajupi”, Korçë

24 Nëntor:

  • “Martesa” – Teatri Kombëtar, Prishtinë

25 Nëntor:

  • “Babai” – Teatri Kombëtar Eksperimental, Tiranë
  • “Marrëdhëniet” – Teatri i Qytetit, Gostivar

26 Nëntor:

  • “Në përballje me vdekjen” – Teatri i Tetovës
  • “Komedía e zezë” – Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren

27 Nëntor: Ceremonia e mbylljes

Organizatorët njoftojnë se edicioni i këtij viti sjell **diversitet të gjerë artistik, interpretime moderne dhe një atmosferë krijuese ndërshqiptare**, duke e kthyer festivalin “Moisiu” në një urë të rëndësishme bashkëpunimi kulturor në rajon.

Për Teatrin e Preshevës, pjesëmarrja me komedinë “Një dorëzim…” përbën një tjetër prezantim të rëndësishëm në skenën mbarëshqiptare, duke e vënë në pah punën dhe dinamizmin artistik të trupës preshevare.

Kjo pjesëmarrje e Teatrit të Preshevës në festivalin “Moisiu” vjen pas një viti të ngarkuar me prezantime të suksesshme në disa festivale shqiptare, ku trupa preshevare ka marrë vlerësime dhe ka rritur dukshëm prezencën e saj në skenat teatrore mbarëshqiptare./preshevapress