Të fundit

Ragmi Mustafa uron Bedri Hamzën për postin e ri në krye në PDK-së

Urimi i plotë i zëvendës kryetarit të Preshevës dhe njëherit kryetarit të PDSh-së, Ragmi Mustafës

I dashuri kryetar: Bedri Hamza,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare , të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Jam i sigurt se udhërrëfyes kryesor i juaji është puna për zhvillim ekonomik,konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe avancimin e Kosovës në integrimin euro-atlantik.

Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.

Kam besimin, se me Z. Hamzën në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo parti ka për të vazhduar me sukses rrugën e nisur prej ish-kryetarit Thaçi e Veseli në orientimin e vendit drejt zhvillimit ekonomik dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Shpreh gjithashtu dëshirën time për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve Tuaj, madje dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme Tuajën dhe Partis Demokratike të Kosovës.
Në fund, z.Hamza, shumë shëndet e suksese Juve.
R.M