Alarme për bomba në shumë shkolla në Serbi – Evakuim edhe në Shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë
Kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë – nxënësit evakuohen me urgjencë
Mëngjesin e sotëm, një seri kërcënimesh me bomba u raportuan në adresat elektronike të shumë shkollave fillore dhe të mesme në disa qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Çaçakun, Prijepoljen dhe zona të tjera urbane e rurale.
Sipas informatave zyrtare, oficerët e policisë kanë reaguar menjëherë dhe janë paraqitur në vendngjarje për të kryer kontrollet e nevojshme. Nxënësit dhe stafi arsimor janë evakuuar në mënyrë të sigurt, ndërsa njësitë për çminim janë duke inspektuar objektet.
Deri në këto momente, nuk është konfirmuar ndonjë pajisje shpërthyese e gjetur, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me origjinën e email-eve kërcënuese.
Ky është një incident tjetër në serinë e alarmeve të rreme që kanë prekur institucionet arsimore në Serbi, duke rritur shqetësimin për sigurinë e fëmijëve dhe personelit shkollor.