Të fundit

Krytarja e Komunës Ardita Sinani me bashkëpunëtorët e saj të pushtetit lokal po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Kroaci

Patëm kënaqësinë sot të zhvillojmë një program të pasur pune dhe kulture në Komunën e Shtrigovës dhe Mursko Sredishqe.

Dita filloi me pritjen zyrtare nga Kryetari i Komunës së Shtrigovës, z. Stanislav Rebernik, dhe me një vizitë në Shtëpinë e Kulturës dhe Muzeun e Verarisë, ku u njohëm nga afër me traditën e gjatë të kultivimit të verës në këtë rajon.

Në vijim, vizituam kodrën panoramike Magjerkin breg, e cila ofron një pamje mbresëlënëse dhe shërben si pikë e rëndësishme promovuese për turizmin lokal. Po ashtu, patëm rastin të shohim nga afër punën e ndërmarrjes NDK Shtrigova, e cila është shembull i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në zonë.

Në Mursko Sredishqe u pritëm nga z. Martin Srsha, Kryetar i Komunës Sveti Martin na Muru, me të cilin zhvilluam një drekë pune, duke diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona.
Vizita u plotësua edhe me një ndalesë në Muzeun e Minierave “Cimper”, ku u njohëm me historinë e pasur të industrisë minerare të rajonit.

Ky itinerar i ngjeshur na ofroi mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.