Kryesore

Vuçiq: Ligjin e ri për legalizim – Objektin mund ta legalizoni me vetëm 100 euro taksë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ligjin e ri me të cilin qytetarëve i jipet përsëri rasti që të legalizojnë objektet e tyre pa leje edhe ate për vetëm 100 euro pagesë. Me këtë çmim munden të legalizohen shtëpitë dhe objektet tjera kurse për ndërtesat e mëdha çmimi do të jetë deri në 1000 euro për objekt

Më poshtë po paraqesim pikat që Vuçiq prezantoi për çështjen e legalizimit:

📌 Legalizimi për 70% të objekteve – vetëm 100 € (jo për m², por për gjithë objektin)
📌 Në qytete – çmimi maksimal 1.000 € (p.sh. banesat e mëdha në qendër)
📌 Në fshatra – 100 € për gjithçka (shtëpi, stallë, magazinë, deri 500 m²)
📌 Procesi do të jetë digjital dhe i përshpejtuar
📌 Qëllimi: zgjidhja e pronësisë dhe rritja e të ardhurave nga tatimet