Shqiptarja nga Kosova dënohet në Zvicër për mashtrim me gati 1 milion franga
Mashtrimi i 39-vjeçares në Aargau: Përfitoi pothuajse 1 milion CHF, dënohet me 4.5 vite burg
Një grua 39-vjeçare me shtetësi zvicerano-kosovare është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Baden, pasi mashtroi shtatë burra dhe një grua duke u marrë pothuajse 1 milion franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, ajo përdori gënjeshtra të qëllimshme për të marrë para, duke u justifikuar me paga të rreme ose nevoja urgjente, dhe premtonte se do t’i kthente shumat. Paratë i shpenzoi për lojëra fati, si dhe për artikuj luksi, përfshirë një orë Rolex, të cilën e raportoi si të vjedhur pasi e kishte lënë peng
Kemi mbetur të habitur që keni arritur të merrni kaq shumë para. Është e pabesueshme,” u shpreh kryetari i trupit gjykues, sipas Aargauer Zeitung.
Rasti është një tjetër shembull që tregon se Zvicra vazhdon të jetë e prekshme ndaj rasteve të mashtrimit individual. /Albinfo.ch