VIDEO/Ministri serb Darko Glishiq pëson sulm në tru gjatë një emisioni televiziv – është në gjendje të rëndë shëndetësore
Ministri për Investime Publike në Qeverinë e Serbisë, Darko Glishiq, ka pësuar një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjesin e sotëm në televizionin Pink. Sipas burimeve jozyrtare, Glishiq ka përjetuar një sulm në tru (infarkt cerebral) dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.
Transmetimi i programit është ndërprerë menjëherë pasi ministri nuk ishte në gjendje të vazhdonte intervistën. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet aktualisht nën përkujdesje intensive.
Në spital ka arritur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është i njohur për afërsinë e tij të madhe me Glishiqin, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më besnikë të tij.
Darko Glishiq është emëruar ministër në maj të vitit 2024. Ai është pjesë e Partisë Progresive Serbe (SNS) që nga themelimi i saj dhe që nga viti 2016 ka ushtruar funksionin e kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie./LUGINALAJMI/