Lajme

Petkoviq: Shaip Kamberi i shtyrë nga Kosova po mundohet ta përfshijë Luginën e Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi

Pas dorëzimit të projekt-rezolutës për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e deputetit Shaip Kamberi, me kërkesën që kjo çështje të përfshihet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka reaguar drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Petkoviq akuzoi Kamberin se po përpiqet të realizojë atë që negociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, nuk ia doli të arrinte në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel – përfshirjen në mënyrë të fshehtë të një teme që, sipas tij, nuk është pjesë e agjendës së dialogut.

“Shaip Kamberi, i shtyrë qartazi nga Prishtina, po përpiqet të realizojë atë që Bislimi nuk arriti ta imponojë – të fusë me mashtrim në dialog një çështje që nuk është, dhe nuk mund të jetë, subjekt i tij. Të dy e dinë këtë shumë mirë,” tha Petkoviq në një deklaratë për media.

Ai shtoi se e kishte sqaruar më herët Bislimin se tema e vetme e dialogut është ajo e përcaktuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Rezoluta 64/298, duke theksuar se të njëjtën gjë po ia përsërit tani edhe Kamberit: abuzimi me dialogun është i papranueshëm.

https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&client=ca-pub-8304105924300231&output=html&h=375&adk=3936924567&adf=547966324&w=375&abgtt=6&lmt=1753869513&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=6166002470&ad_type=text_image&format=375×375&url=https%3A%2F%2Fwww.rtvpresheva.com%2Fpetkoviq-shaip-kamberi-i-shtyre-nga-kosova-po-mundohet-ta-perfshije-luginen-e-presheves-ne-dialogun-kosove-serbi%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR4HatCSLB9G76fv2LfWMdREFRYhJcPcp0y4T_P0tYDlRfCv6X7Js0KPw433qA_aem_WozvY0sKtqhdU-gH7t0fEg&host=ca-host-pub-2644536267352236&fwr=1&pra=3&rh=288&rw=345&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1753869513361&bpp=1&bdt=808&idt=-M&shv=r20250728&mjsv=m202507220101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D0ad1aff1b74aeaf6%3AT%3D1753869513%3ART%3D1753869513%3AS%3DALNI_MZY8wyE8Z-xyj4Xwv4IHpYl3fU50w&gpic=UID%3D0000111a886c5328%3AT%3D1753869513%3ART%3D1753869513%3AS%3DALNI_MYbKLykMLcrohTFqzJAd_anfk2X7g&eo_id_str=ID%3Dbfe115af0bfd4fb6%3AT%3D1753869513%3ART%3D1753869513%3AS%3DAA-Afjaex4z1Bldh0ALND6ZDhn9o&prev_fmts=0x0%2C375x391%2C375x375&nras=3&correlator=8403107618379&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=812&u_w=375&u_ah=812&u_aw=375&u_cd=32&u_sd=2&adx=0&ady=1816&biw=375&bih=745&scr_x=0&scr_y=42&eid=95362655%2C95366915%2C95344791%2C95359266%2C95367171&oid=2&pvsid=565924925093170&tmod=419371820&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C375%2C0%2C375%2C745%2C375%2C745&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4y~CAEQBBoHMS4xNTguMA..&ifi=4&uci=a!4&btvi=3&fsb=1&dtd=270

Petkoviq më tej e akuzoi Kamberin për mosrespektim të Kushtetutës së Serbisë, duke thënë se paraqitja e kësaj rezolute tregon jo vetëm mosdije, por edhe qëllim të keq.

“Serbia është shembull i bashkëpunimit me pakicat kombëtare dhe model për rajonin. Përdorimi politik i dialogut nga politikanë të papërgjegjshëm në Serbi nuk do të ketë sukses,” theksoi ai.

Ai kujtoi se dialogu me Prishtinën ka për qëllim paqen, stabilitetin dhe përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët në “Kosovë dhe Metohi”, veçanërisht për serbët dhe komunitetet tjera joshqiptare, të cilët, sipas tij, po vuajnë pasojat e veprimeve të njëanshme të Prishtinës.

“Ata që përpiqen të destabilizojnë paqen dhe të prishin marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Serbisë dhe pakicave, i përkasin së kaluarës – një politikë e tejkaluar qysh në shekullin XX,” përfundoi Petkoviq.