Lajme

“Zjerm” kënga më e mirë e Eurovision-it, sipas CNN

Sipas multimedialit amerikan, ambivalenca e tyre është një aset

Multimediali amerikan CNN ka publikuar të premten e 16 majit një artikull me këngët e Eurovision-it duke i renditur nga më e keqja deri te më e mira.

Podiumin e kryeson pikërisht Shqipëria me përfaqësimin e mrekullueshëm të Shkodra Elektronike me këngën hit tanimë “Zjerm”.

“Një zotëri i fortë tullac dhe një këngëtare që duket se është përfshirë në një ose dy kulte nga çifti më i papritur i Eurovision-it”, shkruhet fillimisht në përshkrimin e CNN-it.

Ata këndojnë për një oaz – “Nuk ka ambulancë në rrugë, askush nuk të flet me arrogancë” – qartësisht të pavetëdijshëm për festat britanike të beqarisë që shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, vijon artikulli.

Dhe ata supozohet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovision-it, apo jo?

“Jo, aspak”, thotë Beatriçe Gjergji për CNN. “(Nuk) është lloji ynë i muzikës”.

Sipas multimedialit amerikan, ambivalenca e tyre është një aset: nuk ka asgjë të ngjashme me këtë performancë dhe si rezultat ata po marrin vëmendje të merituar nga fansat.

“Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë”, thotë Gjergji.