Lajme

Nga 1 Maji, Shqipëria dhe Kosova pa kontrolle kufitare

Nga data 1 maj 2025 do të rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë të automjeteve, pa ndalesë në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, saktësisht pika kufitare Vërmicë-Morinë.

Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët e të dyja vendeve nuk do t’u nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin.

Gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.
Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4.291 shtetas dhe 2.036 mjete.

Në dalje, janë regjistruar gjithsej 3.834 shtetas dhe 1.967 mjete.