Të fundit

Probleme me adresat e vendbanimit: Aliu thirrje qytetarëve të paraqiten në shërbimin e urbanizmit për asistencë dhe çdo paqartësi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës

Për shkak të situatës së krijuar, me mungesën e adresave dhe paqartësive që kanë dalë, njoftojmë qytetarët e komunës sonë, se Shërbimi i Urbanizmit, ofron asistencë dhe mbështetje për gjithsecilin.

Ftojmë të gjithë qytetarët, që kanë nevojë për këto shërbime të paraqiten në zyrat tona, për të marrë informacion të mëtejshëm, dhe ndihmë në kompletimin e dokumentacionit.

Me respekt
Ardian Aliu, kryeshef i Urbanizmit pranë Komunës së Preshevës.