Lajme

Demo Berisha propozohet për ministër në Qeverinë e re të Serbisë

Kandidati për kryeministër të Serbisë, Duro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit të Serbisë propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.

Pjesë e qeverisë pritet të jetë edhe një shqiptar, Demo Berisha.

Berisha është propozuar për ministër i të Drejtave të Njeriut, të Drejtave të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se propozimi ka mbërritur në Kuvend dhe se seanca është caktuar për nesër, më 15 prill, në orën 10:00.

Demo Berisha është një shqiptar i lindur në Pejë, i cili tash e disa kohë jeton në Vojvodinë. Ai, shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku e ka kryer shkollën ushtarake.