Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart
Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca pas takimit me përfaqësuesit të subjekteve politike ka folur për ftesën që Kurti ai ka dërguar Lumir Abdixhikut, raporton Periskopi.
Ai u shpreh se politika nuk është urrejtje e as dashuri.
Konjufca e konsideron jo të pazakontë gjuhën e përdorur gjatë fushatës.
Letra i është dretjuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim, do të ketë gjithmonë një gjuhë e bashkëpunimit, e partneritetit, sepse ju mund ta merrni parasysh, tensionet dhe puralizmin që munden me ndodh edhe gjatë fushatës, të cilat i kemi pasur edhe gjatë legjislaturës së tetër, por të gjithë zgjohemi në një mëngjes e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve, dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi dashurinë, nuk është as urrejtje as dashuri politika. Politika është me i kuptu interesat, por interesat të cilat i përfaqësojmë nuk janë tonat personale janë të republikës së Kosovës”, u shpreh para mediave Konjufca.