Mbahet mbledhja e IV e Këshillit Komunalë në Preshevë
MBLEDHJA E IV-të E KËSHILLIT KOMUNAL
Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku i propozon shërbimit të financave përgatitjen e draft Rebalancit të parë të Buxhetit për vitin 2025.
Po ashtu, u miratuan:
- Formimi i Komisionit për bursat e studentëve
- Plani operativ për mbrojtjen nga vërshimet
- Ndryshimet në Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme
- Raportet dhe programet e punës dhe ato financiare të institucioneve publike për vitin 2024-2025
Këshilli Komunal mbetet i përkushtuar për administratë efikase dhe në shërbim të qytetarëve.