Sinani takoi përfaqesuesit e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar
Kryetarja komunës Preshevë, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqesuesit e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar nuk përkujdeset vetëm për çështjet politike, por edhe për fuqizimin e të rinjve, siç e dëshmoi takimi i sotëm me:
✅ Stephanie Shillinglaw – Koordinatore e Programit për të Rinjtë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd
✅ Jeremy Lang – Menaxher në British Council
✅ Vlladani-punëtorë në Ambasadën e Mbretrisë së Bashkuar
Spark është një program i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe i zbatuar nga British Council, me fokus tek fuqizimi i të rinjve përmes projekteve rinore gjithëpërfshirëse në Novi Pazar, Bujanoc dhe Preshevë.
OJQ-të që punojnë me të rinjtë do të punojnë në dy komponentë të granteve:
1️⃣ Mbështetja e grupeve joformale të nxënësve të shkollave të mesme
2️⃣ Fuqizimi i kohezionit social mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme etnike
Ky program është një mundësi e rëndësishme për të rinjtë tanë.
🔹 Bashkë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Preshevës!