Protesta e 15 marsit në Serbi, BE kërkon respektimin e të drejtave themelore
BE-ja theksoi se liria e tubimit është një e drejtë themelore që duhet të respektohet.
Po ashtu, Bashkimi Evropian vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe transparente.
Zyrtarët e Brukselit po e monitorojnë me kujdes situatën politike në Serbi dhe mobilizimin e studentëve dhe grupeve të tjera. Ata e mohojnë akuzën e Vuçiqit që Perëndimi është pas “revolucionit shumëngjyrësh” dhe theksojnë se dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë sulmet ndaj BE-së, nuk janë të përshtatshme në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian.